Amdi Bajram: Në pallto jam sikur Donald Trump

Maqedonia

Amdi Bajram: Në pallto jam sikur Donald Trump

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 19:48
Amdi Bajram

”Kjo pallto në botën e modës njihet si Astragan Merc, edhe bizoni nuk mund të matet me të, është shumë më e shtrenjtë. E kamdhuratë nga nëna ime, që para dy vitesh, dhe jamë i lidhur emocionalisht me të”

Kështu shprehet Amdi Bajram, kandidat për deputet nga radhët e partive të komunitetit rom, që janë në koalicion me OBRM-PDUKM-në. 

Ai më tej thotë se ”Nëna ime, që jetoi në Neë Jersey, SHBA, plotë 47 vite, vdiq para një viti e gjysëm, dhe sa herë që e mbaj pallton, nga ajo, sikur ajo më përqafon dhe ngrohë.”

”Kur Gruevski na tha mbrëmë që të vishim diçka që më ngrohtë, kushdo që ka pallto, xhupa, çizme, pasi që në Ohër është ftohtë, pa mëdyshje vendosa ta veshë pallton e nënës time,” vazhdon më tej Bajram.

Në intervistën e tij për Focus, Bajram shkon aq larg sa e krahason veten me Donald Trump-in.

”Për shembull do ta përmend Donald Trump. Stili i modës time është i ngjashëm me të tijin, edhe ai u paraqit para popullit me veshje glamuroze, e pra edhe fitoi bindshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat