Këshilla komunikacioni në kushte dimri për shoferët në Maqedoni

Maqedonia

Këshilla komunikacioni në kushte dimri për shoferët në Maqedoni

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 14:18
Ilustrim

Këshilli republikan për siguri në komunikacioni rrugor (KRSKRR) ka publikuar disa këshilla për shoferët që drejtojnë automjetet e tyre në kushte dimri.

Përvez mbajtjes së përgatitjes dimërore, pra zinxhirëve, KRSKRR këshillon shoferët që:

– Të bëhet servisim i rregullt i automjetit, pra kontrollimi i aumulatorit dhe i vajit.

– Kontrollimi i nivelit të antifrizit në automjet.

– Ndërrimi i pastruesve të xhamave dhe vendosja e të njëjtave, por me goma që pengojnë ngrirjen.

Përveç këtyre, KRSKRR kërkon nga shoferët që:

– Vetura të ketë lëndë djegëse të mjaftuesme.

– Verifikimi i ngrohëseve në xhamin e prapm të automjetit.

– Të mos e ngarkoni veturën rëndë, me gjëra të panevojshme, por vetëm me gjarat për të cilat keni nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat