Kërkohen më tepër ilaçe për të sëmurët me fibrozë cistike në Maqedoni

Maqedonia

Kërkohen më tepër ilaçe për të sëmurët me fibrozë cistike në Maqedoni

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 14:57
Ilustrim

Shoqata e fibrozës cistike kërkon që në listën pozitive të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë të përfshihen edhe ilaçet për terapinë simptomatologjike për të prekurit nga kjo sëmundje.

Kjo u tha sot, me rastin e shënimit të Javës evropiane të fibrozës cistike. Kryetarja e kësaj shoqate, Snezhana Bojçin, tha se shumë antibiotikë, antifungicidë, terapi mbështetëse, multivitamina, shtesa hiperkalorike nuk janë në listën pozitive.

Përndryshe, fibroza cistike është sëmundje gjenetike që e prek më së shumëti racën e bardhë në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat