A ndjek ‘Europoli’ ndonjë parti politike në Maqedoni? Kjo është përgjigjja

Maqedonia

A ndjek ‘Europoli’ ndonjë parti politike në Maqedoni? Kjo është përgjigjja

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 13:11
Europol

Në opinion në Maqedoni janë shpërndarë informacion kinse organizata për siguri dhe përballje me elemente devijante në shtetet anëtare të BE-së, Europol, ka filluar hetimet për një parti politike në Maqedoni lidhur me financimin e fushatës dhe veprimtarisë politike.

Media ka kontaktuar me Europolin për të marrë një përgjigje rreth aktivitetit të tyre në Maqedoni dhe a ka ndjekje të ndonjë partie për financim nga jashtë.

Përgjigja e interpol thotë ”Përderisa Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa Europoli është agjenci evropiane, ne nuk kemi mandat që të zhvillojmë operacione brenda në këtë shtet” është përgjigja e shkurtër e Europol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat