Ja çka thotë Thaçi pas takimit me euroambasadorët

Maqedonia

Ja çka thotë Thaçi pas takimit me euroambasadorët

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 13:27
Menduh Thaçi

Pas takimit me Ali Ahmetin, edhe Menduh Thaçi është takuar me eurodeputetët Ivo Vajgll, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein për të folur për zgjedhjet e parakohshme parlametare.

Menduh Thaçi ka dalë shumë i gëzuar nga zyra e BE-së në Shkup ku ka thënë ”Lajme të mira nga eurodeputetët. Mora vesh se zgjedhjet në Maqedoni do të jenë si në situatë rentgeni. Një mesazh i fortë për OBRM-PDUKM-në dhe BDI-në, pasi ata më nuk mund të bëjnë parregullësi gjatë zgjedhjeve, si në zgjedhjet e kaluara. Jemi marrë vesh që të kemi kontakte të ngushta dhe të informojmë palët për fushatën dhe për zgjedhjet.” tha Thaçi pas takimit me eurodeputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat