Thaçi: Kë të doni votoni, veç BDI mos votoni

Maqedonia

Thaçi: Kë të doni votoni, veç BDI mos votoni

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 22:47
PDSH në Likovë

Partia Demokratke Shqiptare sonte ka qëndruar në Kumanovë ku është takuar me banorët e Komunës së Likovës. Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, nga Kumanova u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve, e veçanërisht kumanovarëve që të votojnë cilën parti të duan përveç BDI-së, e cila sipas Thaçit, shqiptarëve u ka sjellë vetëm të këqija.

“Ne vijmë para jush të ju thirrim që të dalim prej kësaj situate. Sigurisht se në kuadër të kësaj beteje politike ka edhe konkurent tjerë. Kam dëshirë të ju them një send: kë të doni votoni, kjo është demokraci, veç BDI-në në asnjë mënyrë mos e votoni. BDI-ja dhe Ali Ahmeti këtij populli i kanë sjell vetëm baltë, dhunë, varre, gjak, burgje. Asnjë të mirë nuk kanë shqiptarët prej kësaj politike. Padyshim se angazhimi jonë i përbashkët është për të parën herë në mënyrë shumë të fuqishme më 11 dhjetor të dënohet. Ata meritojnë një dënim shumë të madh prej shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat