Gruevski paralajmëron 70 mijë vende të reja pune

Maqedonia

Gruevski paralajmëron 70 mijë vende të reja pune

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 11:23
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, mbrëmë në kuadër të fushatës parazgjedhore është takuar me banorët e Vallandovës, të cilëve u ka premtuar se do të hap 70 mijë vende të reja pune.

“Nuk i kemi ndarë njerëzit a janë maqedonas, shqiptarë, turq, rom apo vlleh për ne të gjithë janë të njejtë. Ju kemi ndihmuar të gjithëve, gjatë vërshimeve kemi shkuar edhe në Shtip edhe në Shipkovicë dhe në Novaci edhe në Reçicë. Tregimet për nacionalizëm nuk pinë ujë, premtojmë 70 mijë vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat