Anevski: Janeva nuk është e autorizuar për “Sopotin” për shkak se ka ndodhur në 2008

Maqedonia

Anevski: Janeva nuk është e autorizuar për “Sopotin” për shkak se ka ndodhur në 2008

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 13:04
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, nën të cilin është rasti i “Sopotit”, ka thënë se prokurorja speciale Katica Janeva nuk është e autorizuar për marrjen e hetimit të këtij rasti për shka se ka ndodhur në vitin 2008.

“Ne jemi përgjegjës për vlerësimin e lëvizjeve ligjore të cilat do t’i ndërmarrë PSP-ja. Lënda është tek ne dhe në seancën e rradhës do të shikohet. Rasti ka ndodhur para 13 viteve dhe Janeva nuk është e autorizuar për ngjarjet që kanë ndodhur para vitit 2008”, tha mes tjerash Anevski.

Nga PSP-ja thonë se pavarësisht kur ka ndodhur rasti, ata kanë të drejtë dhe autorizim të hetojnë rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat