Murtezani: Askush nuk mund të djeg rilindjen e Besës Shqiptare

Maqedonia

Murtezani: Askush nuk mund të djeg rilindjen e Besës Shqiptare

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 15:15
Murtezani

Nga koalicioni “Rilindje me Besë” kanë reaguar pas djegjeve të billbordeve të partisë së tyre, duke thënë se po habiten me sjelljet e kundëtshtarëve politik, pasi ajo paraqet akt jodemokratik.

“Kjo nuk tregon asgjë tjetër përveç frikës tek ata që deri dje kanë gjuajtur me gurë dhe kanë fshehur dorën. Tani kanë ndryshuar strategjinë, dhezin zjarr dhe e fshehin dorën. Për fat të keq ata edhe gurët edhe zjarrin gjithmonë e kanë hedhur drejt shqiptarëve, por asnjëherë drejt partnerëve të tyre të koalicionit që po sillen në mënyrë butale”, deklaroi Orhan Murtezani, nga Lëvizja Besa.

Ai shtoi se këto ngjarje po i japin më shumë motiv për 11 dhjetorin, që të dënojnë oponentët e tyre politik pas shumë rasteve të bëra ndaj shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat