Spasovski: Do tua kthejmë borxhin firmave vendore

Maqedonia

Spasovski: Do tua kthejmë borxhin firmave vendore

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 17:45
Oliver Spasovski

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë zgjedhore numër 2 nga rradhët e LSDM-së, Oliver Spasovski, sot ka realizuar takim me qytetarët e Gjorçe Petrovit, para të cilëve prezentoi programin e partisë së tij.

“Për ta forcuar ekonominë, për ta ndaluar shpërnguljen dhe për ta kthyer jetën në Maqedoni në planin “Për jetë në Maqedoni” parashikojmë masa me të cilat do t’i ndihmojmë firmat vendore. Njëra nga këto masa është kthimi me kohë i borxhit të shtetit ndaj firmave. Në 100 ditët e para do të shpallim plan dhe afate të qarta për kthimin e borxhit ndaj tyre”, tha mes tjerash Spasovski.

Ai gjithashtu tha se përveç kthimit të borxhit ndaj tyre do tu ndihmohet edhe për zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat