Zaev: Plani jonë do të përmirësojë jetën e bujkut në Maqedoni

Maqedonia

Zaev: Plani jonë do të përmirësojë jetën e bujkut në Maqedoni

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 18:30
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në kuadër të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, sot ka realizuar takim me banorët e Strumicës të cilëve u premtoi hapje të tregjeve të reja, krijim të konkurrencës dhe gara ndërmjet blerësve se kush më tepër do të paguajë, ai do ta blejë prodhimin.

Ai tha se rajoni i Strumicës është përparësi e madhe në prodhimin e ushqimit, dhe për këtë arsye duhet të veprojë në drejtim të përmirësimit të angazhimeve të përgjithshme për bujqësinë.

Sipas Zaev, ky vit ishte më i rëndi për bujqësinë e Maqedonisë për shkak të plasmanit të keq dhe të rekoltës pranverore dhe vjeshtore, plotësisht edhe për shkak të fuqisë së rëndë financiare të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat