BDI-ja shfrytëzon shkollat dhe çerdhet e fëmijëve për fushatë parazgjedhore

Maqedonia

BDI-ja shfrytëzon shkollat dhe çerdhet e fëmijëve për fushatë parazgjedhore

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 23:08
BDI

Sektori civil dhe organizatat monitoruese të zgjedhjeve janë shprehur të tronditur nga pamjet e publikuara dje në Televizionin Shenja ku kandidatet femra nga radhët e BDI-së bëjnë fushatë në shkolla të mesme dhe çerdhe të fëmijëve edhe atë jo vetëm në objekte por edhe në prani të fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare.

Ndërkaq nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” thonë që do ta shqyrtojnë rastin, ndërsa janë decid se veprimet e këtilla janë rreptësisht të ndaluara. Nga Iniciativa Qytetare “Civil”, e cila monitoron fushatën dhe zgjedhjet, thonë që ky rast duhet që urgjentisht të sanksionohet dhe bëjnë apel të reagojnë institucionet kompetente. Veprimet e këtilla, thonë nga Civil, janë reptësisht të ndaluara.

Nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi” për Tv Shenjën nuk deshën të komentojnë rastin të cilin thanë se do ta shqyrtojnë këto ditë, por ata ishin decid se keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë ndalohet jo vetëm me ligjet vendore, por edhe me konventa ndërkombëtare.

Përndryshe, dje në një nga faqet e shfrytëzuara nga BDI në Facebook u postuan fotografi të kandidateve femra për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore në takime në shkolla të mesme dhe çerdhe të fëmijëve në Tetovë. Vetë postuesi konfirmon se këto pamje janë në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat