Organizohen trajnime për aftësimin profesional të femrave në Maqedoni

Maqedonia

Organizohen trajnime për aftësimin profesional të femrave në Maqedoni

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:06
Ilustrim

Organizata jo-qeveritare për kulturë ”Multikultura” ka hapur një konkurs për trajnime falas për aftësimin profesional të femrave dhe përgatitja për tregun e punës. Trajnimi bëhet për shkrimin e CV, letërave të motivimit, aplikimin e analizave SWOT, komunikim dhe disa nën tema tjera.

”Nëse dëshironi të trajnoheni pa pagesë për të shkruar CV, Letër motivimi, Aplikim të analizës personale SWOT, Aftësim për prezantim dhe komunikim profesional, shpejtoni për t’u regjistruar sa më parë! Kësaj here vetëm për femra të moshës nga 18-55 vjeç. Trajnimi do të mbahet me datë 01-02 Dhjetor 2016. Të interesuarat mund të na kontaktojnë në faqen tonë të Facebook-ut, ose në numrin e telefonit: 044/377-775 dhe e-mail: [email protected].” thonë nga ”Multikultura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat