Për Kurc është normale që një ministër i jashtëm i BE-së të marrë pjesë në mitingun e një partie

Maqedonia

Për Kurc është normale që një ministër i jashtëm i BE-së të marrë pjesë në mitingun e një partie

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:30
Ministri i jashtëm i Austrisë dhe anëtar i Partisë Popullore në vendin e tij, Sebastian Kurc

Ministri i jashtëm i Austrisë dhe anëtar i Partisë Popullore në vendin e tij, Sebastian Kurc, e konsideron si normale dhe të zakonshme pjesëmarrjen në tubimin e mbrëmshëm të VMRO-DPMNE-së. Kurc nuk komentoi rastet e politikanëve të kësaj partie të përfshirë në hetime, por tha se për këtë duhet të përgjigjen institucionet kompetente.

“Kjo nuk është hera e parë. Po mbrëmë isha i pranishëm në një ngjarje partiake si përfaqësues i Partitë Popullore të Austrisë dhe anëtar i partitë popullore të Evropës si shumë përfaqësues të tjerë që kanë qenë këtu prezent, ashtu si përfaqësues të tjerë të partisë popullore të Evropës. Për mua nuk është e jashtëzakonshme të vizitohen evente të partive motra. Sa ju takon shpenzime të vizitës mendoj se kjo gjë nuk duhet të ju shqetësojë juve por do t’ju përgjigjem. Shpenzimet janë paguar nga partia ime”, deklaroi Sebastian Kurc.

Pavarësisht se Kurc këmbëngulte që në këtë tubim ishte në rolin e përfaqësuesit të partisë motër të VMRO-DPMNE-së, ai vazhdimisht fliste në emër të Bashkimit Evropian. Përkundër asaj që shkruan në Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, gjatë fjalimit të tij në tubimin e VMRO-DPMNE-së Kurc tha se vendi është në rrugë të mirë drejtë integrimit. Edhe homologu i tij Nikolla Popovski tha se këto bashkëpunime janë të natyrshme kurse pjesëmarrja e tij në tubime partiake, nuk ndikon në votën e qytetarëve.

“Mendoj se ka bashkëpunim të natyrshëm edhe nga parti të majta dhe të djathta me parti të majta dhe të djathta nga e gjithë Evropa. Është i natyrshëm ky bashkëpunim në linjë partiake. Mendoj se ne duhet ta shohim pamjen më të gjerë dhe ai është interesi strategjik”, tha Nikolla Popovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat