48.2% e qytetarëve të Maqedonisë nuk besojnë në zgjidhjen e krizës politike pas zgjedhjeve

Maqedonia

48.2% e qytetarëve të Maqedonisë nuk besojnë në zgjidhjen e krizës politike pas zgjedhjeve

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 16:46
Ilustrim

Sipas hulumtimit të Qendrës Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBM), Tv Telmës dhe Institutit për demokraci ”Societas Civilis”, 48.2% e qytetarëve të Maqedonisë nuk besojnë në zgjidhjen e krizës politike.

Simpatizantët e OBRM-PDUKM-së kanë besim më të madh se do të zgjidhet kriza politike (71.1%), ndërkaq të partive tjera kanë pritje negative për zgjidhje të krizës.

20.9% e të anketuarve besojnë se zgjedhjet do të jenë korrekte dhe demokratike.

Simpazituesit e PDSH-së mendojnë se zgjedhjet nuk do të jenë korrekte dhe demokratike (22.2%), ato të OBRM-PDUKM-së mendojnë se do të jenë demokratike dhe korrekte (50.8%), ndërkaq ata të LSDM-së janë të ndarë në këtë drejtim.

83% e të pyeturve konsiderojnë se politikanët për të cilët ka padi, duhet të mos jenë në lista zgjedhore. këtu, 85% mendojnë njëjtë simpatizuesit e BDI-së, pastaj LSDM-së (90%), PDSH-së (76.6%) dhe OBRM-PDUKM-së (67.8%).

Në këtë anketë hulumtuese nuk janë përfshirë partitë tjera politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat