OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka imponuar skenarin me listën zgjedhore që të inicojë krizë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka imponuar skenarin me listën zgjedhore që të inicojë krizë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 17:32
OBRM-PDUKM-ja

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar në lidhje me pohimet e LSDM-së për gjysëm milionë votues fiktiv në Listën Zgjedhore duke thënë se është bërë me qëllim nga ana e LSDM-së për të inicuar krizë.

“Tashmë nuk ka as dilemë më të vogël se sa të turpshme ishin gënjeshtrat se nuk ka pasur më shumë se 1,5 milionë zgjedhës. Tashmë nuk ka dilemë se LSDM-ja e ka imponuar skenarin me Listën Zgjedhore vetëm që të inicojë krizë, dhe pastaj të hap hapësirë për realizimin e planit të madh të Zoran Zaevit, dygjuhësinë, kantonizimin dhe ndryshimin e Kushtetutës”, thuhet mes tjerash në reagimin me shkrim të OBRM-PDUKM-së.

Ata gjithashtu shkruajnë se me mbylljen e Listës Zgjedhore, është mbyllur edhe një nga kapitujt më të turpshëm në histori të Maqedonisë, në të cilën LSDM-ja tashmë dy vjet po manipulon me opinionin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat