Vazhdon ndalesa në disa rrugë të Maqedonisë për automjetet e rënda

Maqedonia

Vazhdon ndalesa në disa rrugë të Maqedonisë për automjetet e rënda

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 08:26
Ilustrim

Maqedonia këto ditë ka mot të keq dhe për këtë kalohet nëpër rrugë të lagështa dhe vende të rrezikshme për kalim.

Nga Lidhja Auto-Motot e Maqedonisë njoftojnë se rrugët të cilat përkohësisht janë të rrezikuara nga rrëzimi i shkëmbinjëve janë: Gostivar-Strazhë-Mavrovë-Dibër-Strugë, Katllanovë-Veles, Krushevo-Veles dhe disa rrugë dytësore.

Ndalesa për automjetet të rënda ka në rrugët: Gostivar-Strazhë-Mavrovë-Dibër-Strugë, Kriva pallanka deri tek kufiri me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat