Sot Maqedonia mbjell mbi 2 milionë fidane drunjsh

Maqedonia

Sot Maqedonia mbjell mbi 2 milionë fidane drunjsh

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Gjithsej 503,89 hektarë tokë do të mbjellen me 2.611.143 fidane, në aksionin e 17-të me radhë, ”Dita e Drurit – mbjelle të ardhmen tënde”.

Sipas Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, aksioni do të zbatohet në 60 lokalitete në 30 njësi rajonale, ndërkaq do të mbjellen pisha, akaci, panjë, selvi, selvi arizone, bredh, lis, etj.

Përndryshe, në aksiondet e deritanishme janë pyllëzuar 13.000 hektarë me mbi 35 milionë fidane. Aksioni më i suksesshëm ishte ai i vitit 2009, kur u mbollën 7.900.00 fidane drunjsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat