Dimitriev: Nga viti i ardhshëm do të mbjellim nga pesë milionë fidane

Maqedonia

Dimitriev: Nga viti i ardhshëm do të mbjellim nga pesë milionë fidane

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:44
Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev

Sot nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë do të mbjellën më shumë se dy milionë fidane të drunjëve me qëllimin që të rriten hapësirat e gjelbërta nëpër të gjithë hapësirat, vendbanimet dhe qytetet e Maqedoni.

Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev ka premtuar se nga viti i ardhshëm do të ketë më shumë drunj për të gjithë Maqedoni.

”Nga viti i ardhshëm do të mbjellen nga pesë milionë drunj çdo vit. Me rritjen e numrit të fidaneve për t’i mbjellë ne tregojmë përgjegjësinë tonë për natyrën dhe ambientin në përgjithësi.” tha mes tjerash Dimitriev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat