Gruevski nuk do as kantone, as shqipe zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Gruevski nuk do as kantone, as shqipe zyrtare në Maqedoni

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:58
Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski

“LSDM-ja do të përballet me një humbje të rëndë në këto zgjedhje”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski gjatë tubimit që u mbajt në Gostivar.

“Ne kemi bashkëjetesën Maqedoni, ne nuk kemi nevojë kantone të cilat një ditë do të shkatërrohen, me referendume do të shpallin pavarësinë dhe do të ndahet Maqedonia.

Ne kemi nevojë për Maqedoni të fortë, sovrane, dhe unitare, ekonomikisht të fortë dhe të fuqishëm me cilësi të mirë të jetës të të gjithë qytetarëve edhe të maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, vllahëve dhe të tjerët që jetojnë në Maqedoni”, tha Gruevski.

Ai, siç transmeton INA, tha se qytetarët e komuniteteve po jetojnë për shekuj së bashku në Maqedoni.

“Ne nuk kemi nevojë për kantone që të jetojnë së bashku, nuk na duhet dygjuhësia e mbjellë në të gjithë vendin, nuk na duhet blerja e votave dhe përmbushja e agjendave të huaj për të ardhur në pushtet me qëllim të përmirësimit të bashkëjetesës.

Qytetarët tanë kanë nevojë për ekonomi më të mirë, vende të reja të tilla si VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të krijojë 70.000 vende të reja pune”, theksoi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat