Për nëntë muaj në Maqedoni janë investuar miliona euro të huaja

Maqedonia

Për nëntë muaj në Maqedoni janë investuar miliona euro të huaja

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:42
Ilustrim

Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), në nëntë muajt e parë të këtij viti, në Maqedoni kanë hyrë 199.08 milionë euro, si investime të drejtpërdrejta.

Investimet më të mëdhaja në këto nëntë muaj vijnë nga Gjermania (23.20 milionë euro), pastaj Turqia (23.14 milionë euro), Italia (12.46 milionë euro), Luksemburgu (11.48 milionë euro), dhe Bullgaria (11.72 milionë euro).

Sipas veprimtarisë, 38.25 milionë euro janë investuar në prodhimtari, kurse 30.49 milionë euro në shërbime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat