Zhbogar në BDI: I kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore

Maqedonia

Zhbogar në BDI: I kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:45
Samuel Zhbogar, Bekim Neziri

Ambasadori Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore. Këtë qëndrim Zhbogar e ka shprehur gjatë vizitës që i bëri selisë së BDI-së në Tetovë, ku u takua me shefit të Shtabit Qëndror Zgjedhor, Bekim Neziri.

“Ambasadori ishte i interesuar që të kemi një fushatë të qetë, një fushatë demokratike, një fushatë ku secili qytetarë në mënyrë fer dhe demokratike, që në mënyrë të ligjshme të shpreh vullnetin e tij personal dhe ne garantuam ashtu siç ka rrjedhë fushata deri më tani, të vazhdojë edhe më tutje me një tempo të tillë të një fushate të qetë evropiane, fushatë e cila tregon qartë se kur BDI është pjesë e zgjedhjeve, ato patjetër që janë të qeta”, u shpreh Bekim Neziri.

Nga BDI-ja bëjnë të ditur se Zhbogar është interesuar edhe mbi gjuhën e fushatës, pra për retorikën nacionaliste që shpeshherë përdoret në fushata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat