Partitë politike në Maqedoni nuk tregojnë mënyrën e financimit

Maqedonia

Partitë politike në Maqedoni nuk tregojnë mënyrën e financimit

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:44
Ilustrim

Nesër skadon afati kur partitë duhet t’i dorëzojnë raportet financiare për paratë e harxhuara në dhjetë ditët para të fushatës zgjedhore.

Sllagjana Taseva nga “Transparesni Internejshënëll” thotë se i vetmi institucion që bën revizion të atyre raporteve është Enti Shtetëror i Revizionit, por shton se në këtë ent, partitë dorëzojnë raporte jo të plota.

“Deri tani asnjë organ nuk është angazhuar për të konstatuar ligjshmërinë e këtyre parave. Ne vazhdimisht flasim për “para të zeza” në politikë, sidomos në fushata zgjedhore. Por, jo gjithmonë bëhet fjalë për para, sepse donacionet mund të jenë edhe në forma të tjera. Një llogari e papaguar gjithashtu mund të jetë donacion, por këtë askush nuk e verifikon”, deklaroi për Taseva.

Sipas Tasevës, nëse në lista gjenden persona që nuk kanë financuar asnjë parti politike, atëherë i vetmi institucion që duhet të mbajë llogari për financimin e paligjshëm të fushatës është Prokurori Publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat