Ivanov-Zhbogar: Është e nevojshme qasje e re e BE-së ndaj Maqedonisë

Maqedonia

Ivanov-Zhbogar: Është e nevojshme qasje e re e BE-së ndaj Maqedonisë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 16:44
Gjorge Ivanov dhe Samuel Zhbogar

Integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë, gjendjet me krizën ballkanike dhe migruese, si dhe ndodhitë aktuale politike në shtet, ishin temat e bisedës midis presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni Samuel Zhbogar, sot në Dojran.

Në lidhje me krizën e refugjatëve dhe të emigrantëve, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për paralajmërimet për fluks të ri të refugjatëve dhe mundësitë për rritje të rreziqeve të sigurisë dhe kërcënimeve nga ekstremizmi i dhunshëm.

“Edhe krahas krizës së brendshme politike, Maqedonia tregoi se ka institucione stabile, qasje më aktive dhe parandaluese në përballjen me krizën e emigrantëve. Ju nuk mund t’i mbroni kufijtë tuaj të jashtëm, nëse fillimisht nuk i siguroni korridoret përgjatë shteteve të cilat janë jashtë BE-së. Maqedonisë i nevojitet ndihmë që t’ju ndihmojë juve”, porositi presidenti Ivanov në takim me ambasadorin Zhbogar.

Në takim, presidenti Ivanov dhe ambasadori Zhbogar këmbyen mendime edhe për politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë në lidhje me vendet fqinje dhe rolin aktiv të shtetit në ndërtimin e bashkëpunimit rajonal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat