Spasovski: Nuk kam shkelur asnjë nga udhëzimet e Komisionit për Antikorrupsion

Maqedonia

Spasovski: Nuk kam shkelur asnjë nga udhëzimet e Komisionit për Antikorrupsion

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:11
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot pasdite në një konferencë për shtyp ka demantuar pohimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke thënë se ka respektuar ndalesën për punësim të personave të ri që nga dita e nënshkrimit të zgjedhjeve.

“Asnjë vendim për shpërndarje ose promovim, nga ana ime, gjegjësisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk është marrë në këtë periudhë. Gjithë dokumentet e Komisionit respektohen nga MPB-ja që nga dita e nënshkrimit të zgjedhjeve”, tha mes tjerash Spasovski.

Ai gjithashtu theksoi se nuk e ka tejkaluar numrin e vendosjeve në pozicione më të ulta ose më të mëdha, që i lejohen MPB-së në përputhje me nenin 44, paragrafin 4 dhe 5 nga ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Qeverinë e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat