Sela: Nuk duam t’i fitojmë shqiptarët por OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në

Maqedonia

Sela: Nuk duam t’i fitojmë shqiptarët por OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:37
Ziadin Sela gjate fushates

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur takim me banorët e Komunës së Zhelinës ku janë prezentuar kandidatët dhe platforma e këtij koalicioni.

Para të pranishmëve folën: Shkëlzen Sinani, Zulfi Adili, Gëzim Ostreni, Vesel Memedi dhe Ziadin Sela.

“Ka dy vite që flasim për të ardhmen tonë. Sot, ne po bëjmë histori pasi vijmë për të bërë premtime që do bëhen realitet. Ne duam të marrim verdiktin së bashku me ato që thonë se do të ju bëjmë mirë shqiptarëve. Aleanca ka platformë dhe program për të bërë të mirat për shqiptarët si realitet. Ne jemi të gatshëm që kryeministrin ta zhveshim nga buxheti që duhet të ju ndahet shqiptarëve. Ne kemi edhe pako sociale dhe kujdesemi për arsimin. Ne do t’i depolitizojmë Universitetet duke vendosur Rektorë profesionist e jo aktivist partiak. Këta kanë fut banda nëpër Universitete. Ne e dijmë si i rrisim fëmijë dhe nuk do të lejojmë të na marrin dhe të na bëjnë parazitë. Nuk do të prekim administratorët. Do të hapim vende pune për shqiptarët. Në policinë dhe gjyqin e Tetovës duhet të ketë 80% shqiptarë. Ne jemi që të del e vërteta.” tha mes tjerash Sela.

Banorëve të Komunës së Zhelinës nga Aleanca për Shqiptarët ju premtua jetë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat