Dimitriev – Kalniete: Është i nevojshëm një proces korrekt dhe demokratik zgjedhor

Maqedonia

Dimitriev – Kalniete: Është i nevojshëm një proces korrekt dhe demokratik zgjedhor

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:52
Kryeministri teknik, Emil Dimitriev dhe nënkryetarja e Partisë Popullore Evropiane (PPE), Sandra Kalniete.

Kryeministri teknik, Emil Dimitriev, priti në takim eurodeputeten që është edhe nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane (PPE), Sandra Kalniete.

Bashkëbiseduesit diskutuan për krizën e tanishme politike në vend në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, si edhe për perspektivën e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas njoftimit të kabinetit të kryeministrit, në takim është theksuar nevoja e organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, sjelljes së përgjegjshme të të gjitha partive politike në fushatën parazgjedhore në drejtim të ndërtimit të besimit në procesin e plotë zgjedhor, si edhe respektimi i vlerave demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat