10 parti politike në Maqedoni nënshkruajtën deklaratë për ndryshimin e Ligjit për ndalimin e parakohshëm të shtatzënisë

Maqedonia

10 parti politike në Maqedoni nënshkruajtën deklaratë për ndryshimin e Ligjit për ndalimin e parakohshëm të shtatzënisë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Dhjetë parti politike e kanë nënshkruar sot Deklaratën me të cilën obligohen që ta ndryshojnë Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë. Deklarata u nënshkrua nga OBRM-Popullore, Ripërtëritja demokratike e Maqedonisë (RMD), Dinjiteti, E Majta, Partia Liberale, Partia Liberal Demokratike, Partia e re social demokrate, Të bashkuar për Maqedoninë, Partia për emancipimin e plotë të romëve, LSDM-ja.

Platofrma për barazi gjinore u ka bërë thirje të gjitha partive politiek që të zotohen se pas zgjedhjeve do ta ndryshojnë këtë Ligj të miratuar në vitin 2013. Kjo platformë do të punojë me të gjithë mbështetësit e deklaratës për t’u realizuar premtimi i dhënë me nënshkrimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat