Andonov: Spaskvoski sjell vendime të njëanshme në MPB

Maqedonia

Andonov: Spaskvoski sjell vendime të njëanshme në MPB

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 17:42
Oliver Andonov

Zv. ministri plotësues i punëve të brendshe, Oliver Andonov, deklaroi në konferencë shtypi se edhe pas të gjithë paralajmërimeve të tija për shkelje drastike të rregullativës ligjore dhe procedurave juridike në MPB, ministri Spasovski vazhdon me zbatimin e agjendës së tij partiake.

Sipas tij, kjo agjendë nënkupton shkelje të normave elementare ligjore në bazë të të cilave funksionon MPB-ja. Në lidhje me ankesën e dërguar në Komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit, Andonov sqaron se i ka përfshirë të gjitha aktet me të cilat, sipas tij, vërtetohet korrupsioni në vendimet e njëanshme të Spasovskit për shpërndarje dhe gradime, pas sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga ana e Kuvendit.

Andonov thekson se asnjë vendim nuk është nënshkruar nga Spasovski dhe vetë Andonovi, edhe pse Ligji për qeverinë e parasheh një gjë të këtillë.

Në lidhje me sigurinë në vend, Andonov tha se gjithçka është në rregull dhe se situata është stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat