Trajanov: Maqedonia duhet të ketë një njësi zgjedhore

Maqedonia

Trajanov: Maqedonia duhet të ketë një njësi zgjedhore

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:37
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi sonte në Gjevgjeli, ka mbajtur tubim ku ka promovuar programin e saj dhe ka prezentuar projektin për luftë kundër krimit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, theksoi se bëhet fjalë për një projekt i cili parasheh krijimin e një agjencioni i cili do të luftojë kundër krimit të organizuar tek funksionarët e shtetit.

Sipas Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, në Maqedoni duhet të jetë vetëm një njësi zgjedhore, në mënyrë që Kuvendi të jetë real dhe të zhduket sistemi një partiak.

Në lidhje me ekonominë, lideri i LD-së, paralajmëroi ndryshime të kushteve për hapjen e firmave të reja, subvencionimin e tyre dhe krijimin e kuadrove të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat