Rifillon me prodhim miniera “Toranica” në Kriva Pallankë

Maqedonia

Rifillon me prodhim miniera “Toranica” në Kriva Pallankë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 12:49
“Toranica”

Miniera për plumb dhe zink “Toranica” në Kriva Pallankë sërish ka filluar me punë. Rifillimi i kapacitetit minator do të shënohet sot me ngjarje simbolike në komunë, në bashkëpunim me koncesionerin e ri, kompaninë bullgare “Minstroj”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Minstroj” do t’i menaxhojë “Zletovën” dhe “Toranicën” për koncesion vjetor prej dy milionë euro. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, koncesioneri paralajmëroi se do t’i kthejë në punë rreth 100 të punësuarit në dy miniera, me të cilat paraprakisht menaxhonte kompania “Indo Minerali”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat