Qytetarët e Maqedonisë nuk janë aq të interesuar për fushatën parazgjedhore

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë nuk janë aq të interesuar për fushatën parazgjedhore

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 18:51
Partitët politike në Maqedoni, foto ilustrim

Qytetarët e Maqedonisë nuk janë të interesaur edhe aq për fushatën parazgjedhore. Të intervistuar nga Alsat-M, ata thonë se prej vitesh partitë prezantojnë të njëjtin program politik dhe me premtime të njëjta.

”Partitë e reja që janë opozitë, t’ju ofrohet edhe atyre mundësia që të tregohen”, shprehet një qytetar ndërkaq një tjetër thotë për partitë e reja se ”të rejat janë më mirë, se presim diçka më mirë, për të vjetrat kanë veç fjalë boshe.”

Njëri nga të intervistuarti shprehet se nuk ka hiç besim te politikanët dhe se ata janë njerëzit më të këqinj që ekzistojnë, ndërkaq një tjetër se ”më shumë shpresojmë te partitë e vjetra” duke shprehur mosbesimin e tij se diçka do të ndërrojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat