Anketa e ”Pavel Shatev” për partitë politike në Maqedoni

Maqedonia

Anketa e ”Pavel Shatev” për partitë politike në Maqedoni

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 10:41
Ilustrim

Partitë politike në Maqedoni janë në javën e fundit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për zgjedhjet e 11 dhjetorit deri tani të gjithë i kemi parë anketat e organizatave jo-qeveritare dhe mediumeve, ku rezultatet janë të ndryshme.

Instituti ‘Pavel Shatev’ ka publikuar sot anketën për besimin që qytetarët e kanë për partitë politike.

Në këtë anketë rezultatet për partitë politike janë si vijon:

-Nuk do të votojë: 28.9%
-Nuk e di: 13.9%
-LSDM: 16.2%
-OBRM-PDUKM: 27.8%
-BDI: 4.8%
-PDSH: 2.3%
-Koalicioni OBRM për Maqedoninë: 0.5%
-E Majta: 0.9%
-Lëvizja Besa 3.2%
-Aleanca për Shqiptarët 1.5%

Në pyetjen për besimin për politikanët qytetarët janë përgjigjur:
-Asnjërit 26.1%
-Tjerë 1.5%
-Nuk e di 23.2%
-Zoran Zaev: 10.7%
-Nikolla Gruevski: 28.3%
-Ali Ahmeti: 4.7%
-Menduh Thaçi 1.9%
-Ljubço Georgievski: 0.3%
-Bilall Kasami: 1.8%
-Ziadin Sela: 1.5%

Sipas Ligjit për zgjedhje, anketat duhet të publikohen vetëm sot, pra pesë ditë para zgjedhjeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat