Partitë politike në Maqedoni e nënshkruan marrëveshjen me Eco Guerilla në lidhje me ambientin

Maqedonia

Partitë politike në Maqedoni e nënshkruan marrëveshjen me Eco Guerilla në lidhje me ambientin

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:06
Eco Guerilla

Partitë politike në Maqedoni nënshkruan marrëveshje me organizatën për mjedisin Eco Guerilla për tre pika që lidhen ngushtë me ndotjen dhe ambientin në rajonin e Pollogut: Në lidhje me deponinë në hyrje të Tetovës, të shndërrohet Kazerma e ushtrisë në Tetovë në park të qytetit dhe nuk do të lejohet ri-hapja e ‘Jugohromit’ pa vendosjen e filtrave.

Partitë pjesmarrëse dhe nënshkruese të kësaj deklarate janë: Partia për Prosperitet Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë.

Edhe nga LSDM thanë se do ta nënshkruajnë këtë deklaratë por nuk ishin prezent.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe nga OBRM-PDUKM nuk morrën pjesë në këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat