Faktor Plus: OBRM-ja vazhdon kryesimin ndaj LSDM-së

Maqedonia

Faktor Plus: OBRM-ja vazhdon kryesimin ndaj LSDM-së

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:00
Partite politike logot

Kompania që merret me hulumtimin e politikave ”Faktor Plus” ka publikuar anketën më të re të saj, në lidhje me mundësinë e votimit të partive politike në zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Sipas kësaj ankete, më 11 dhjetor, 27.6% e qytetarëve të Maqedonisë do të votonin për koalicionin e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, kurse 23.1% do të votonin për koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja.

Për BDI-në do të votonin 6.2%, për PDSH-në, 4.4%, për ”OBRM për Maqedoninë” do të votonin 1.3% dhe për Lëvizjen BESA do të votonin 1%.

Anketa është kryer në periudhën 28 nëntor – 2 dhjetor, ndërkaq janë përfshirë 1200 persona të përzgjedhur rastësisht.

8.6% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk do të votojnë aspak, 9.3% nuk janë përcaktuar ende, 7.4% kanë refuzuar të përgjigjen, kurse 5% kanë zgjedhur një opcion tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat