Katër kompani fituan grante për inovacione me thirrjen e tretë të Fondit për inovacione

Maqedonia

Katër kompani fituan grante për inovacione me thirrjen e tretë të Fondit për inovacione

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 16:11
Fondi per Maqedoni

Katër kompani janë përzgjedhur për financimin e projekteve inovative me grante deri në 30.000 euro në thirrjen e tretë të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik.

Grante për komercializimin e inovacioneve fitojnë kompania “Vizhndinamiks” për sistem për krijimin e hartave 3D prej dronit, “Resin” laboratori për konstatime industriale dhe teknologji, “DTK Smart TEK” për sistem të integruar të bazuar në internet për menaxhim me energjinë dhe “Ueblajders” për platformë të krijuar për shërbime turistike sekondare.

Fituesit e granteve në publikim e sotëm të rezultateve të thirrjes theksuan se presin t’i komeracializojnë inovacionet dhe sa më gjerë t’i plasojnë edhe në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Katër projektet inovative janë përzgjedhur në konkurrencë prej 52 projekteve të cilat kanë arritur në thirrjen e Fondit për instrumentin, qëllimi i së cilit është të nxiten inovacionet te ndërmarrjet dhe zbatimi i zgjidhjeve inovative.

Për financimin e projekteve për thirrjen e tretë publike janë siguruar 450 mijë euro, ndërsa planifikohej të financohen 15 kompani.

Thirrja e tretë publike ishte e hapur prej më 1 korrik deri më 1 gusht për instrumentin për mbështetjen e granteve të bashkëfinancuara për shoqëri tregtare të sapoformuara “start-ap” dhe “spin-of”. Instrumenti dedikohet për financimin e ndërmarrjeve të sapoformuara të cilat ekzistojnë më së shumti gjashtë vjet, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe mikro të regjistruara në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat