Të shtëna para shtabit të LSDM në Strumicë, dy policë të plagosur

Maqedonia

Të shtëna para shtabit të LSDM në Strumicë, dy policë të plagosur

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 08:46
Ilustrim

Media bën të ditur se mbrëmë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në shtabin partiak të LSDM-së në Strumicë, mes qytetarëve dhe policisë.

Sipas informatave të cilat i publikoi ky televizion, zyrtarë policorë kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendgjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tij dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të LSDM-së.

Bëhet e ditur se më pastaj janë sulmuar dy policë të cilët janë transferuar në spital për t’i trajtuar lëndimet e marra, ndërsa thuhet se paraprakisht ata kanë shtënë me armë në ajër.

Personi i kërkuar ka deklaruar se po e arrestojnë pasi që është aktivist i LSDM-së. Nga policia nuk ka ende informata zyrtare, përveç vërtetimit se policët janë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat