KSHZ-ja demanton shtypjen e 80 mijë fletëvotimeve

Maqedonia

KSHZ-ja demanton shtypjen e 80 mijë fletëvotimeve

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:33
KSHZ

Në një komunikatë të lëshuar nga KSHZ-ja sonte, kanë demantuar, siç i quajnë ata, dezinformatat dhe spekulimet që po shpërndahen në opinion, në lidhje me shtypjen e 80 mijë fletëvotimeve.

“Çertifikatat e Listës Zgjedhore janë të vulosura, kontrolluara dhe nënshkruara nga të gjithë anëtarët e KSHZ-së. Gjithashtu janë të vulosura edhe fletëvotimet, të cilat paketohen për të arritur tek organet komunale, gjatë ditëve të ardhshme. Njoftojmë se nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me shtypjen e 80 mijë fletëvotimeve për testim”, thuhet në komunikatën e KSHZ-së.

Lexo edhe këtë: http://www.botasot.info/maqedonia/618761/shtypen-80-mije-fleta-votimi-per-prove-a-mund-te-manipulohet-me-to/

KSHZ informoi se nesër në hapësirat e saj, do të votojnë për anëtarët e këshillave zgjedhorë, të cilët më pas do të votojnë për misionet diplomatike dhe konsullore të RM-së jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat