Menduh Thaçi: Nuk do të lejojmë shqiptarët në Maqedoni të jetojnë si në Alepo

Maqedonia

Menduh Thaçi: Nuk do të lejojmë shqiptarët në Maqedoni të jetojnë si në Alepo

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 10:11
Menduh Thaçi

Amnisti për të gjitha borxhet e shqiptarëve dhe amnisti për të gjithë shqiptarët të cilët për motive politike janë nëpër burgje. Ky është premtimii Partisë Demokratike Shqiptare për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Nga tribuna në sheshin e qytetit të Gostivarit, Menduh Thaçi e kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme, duke u zotuar për realizim të kërkesave të shqiptarëve.

Duke folur për integrimet e Maqedonisë, thaçi tha se integrimet euroatlantike janë prioritet i Partisë Demokratike Shqiptare.

“Për këto 15 vjet, shqiptarët në mënyrë të padrejtë kanë hyrë në borxhe të cilat arrijnë 1,7 miliardë dollarë amerikanë. Shqiptarët në të gjitha institucionet, organet janë me përfaqësi prej pesë për qind, vetëm në burgje janë 96 për qind. Nuk do të lëshojmë, pa marrë parasysh nëse pala tjetër, partitë maqedonase atë e duan ose jo. Nuk do të lejojmë shqiptarët në Maqedoni të jetojnë si në Alepo”, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat