Remenski: Janë konstatuar keqpërdorime nga të punësuarit në institucionet e MPPS

Maqedonia

Remenski: Janë konstatuar keqpërdorime nga të punësuarit në institucionet e MPPS

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 17:30
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, sot njoftoi se ka kryer hetime mbi ligjshmërinë e punës, tek disa institucione që janë nën mbykëqirjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, dhe ka vërtetuar keqpërdorime nga ana e zyrtarëve.

Hetimet janë kryer në punën e Qendrës për punë sociale në Strumicë, Shtëpinë e pleqve në Strumicë dhe shtëpitë e shfrytëzuesëve të ndihmës sociale në Manastir.

Ajo theksoi se si ministre përgjegjëse për organizimin e kontrollit dhe procesit zgjedhorë, nuk do të lejojë që personat të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale, të keqpërdoren, frikësohen dhe kërcënohen, nga ana e asnjë zyrtari të punësuar në qendrat e ministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat