Komandant Hoxha e godet ashpër ministrin Driton Kuçi

Maqedonia

Komandant Hoxha e godet ashpër ministrin Driton Kuçi

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 17:47
Komandant Hoxha

Xhezair Shaqiri ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të BDI-së, Driton Kuci, i cili pohoi se vota për subjektet e vogla dëmton cështjen shqiptare në Maqedoni.

Sikur edhe asnjë deputetë të mos e marrin shqiptarët në Parlamentin e Maqedoni, është mirë vetëm BDI-së le ti humb fara e së keqes tonë.

“BDI-në mund ta votojnë vetëm ata që nuk kanë ndenja fetare e as kombëtare, ata të cilët janë në numër të pakët dhe që sa herë kanë gjetur interesin e tyre tek Milloshi e Rrahman Morina. Atyre që aspak nuk i kanë shqetësuar vrasjet dhe përbuzjet e shqiptarëve. Të tillë do ti vëreni nëpër tubimet e BDI-së. Mirë që janë filtruar dhe e kanë bërë veten me shenjë”, u shpreh Hoxha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat