Ahmeti u thotë të rinjve të Çairit: Tani është koha juaj

Maqedonia

Ahmeti u thotë të rinjve të Çairit: Tani është koha juaj

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:36
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fushatën zgjedhore e vazhdoi në Komunën e Çairit. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti realizoi një takim me rininë e Shkupit, ku bashkëbisedoi me studentë dhe të rinj.

Ahmeti tha se çka është realizuar deri më tash, nuk është fundi, por vetëm fillimi dhe BDI-së i mbetet që pandërprerë, duke sakrifikuar gjithçka, të trasojë një të ardhme për rininë shqiptare.

“Ushqeni ndjenjat e misionarëve, e tashmja jonë ka ndryshuar nga ajo e një dite më parë, kjo gjë tashmë është e prekshme, kjo shihet nga të gjithë dhe mbi të gjitha ne i kemi vënë vetes për prioritet shkollimin dhe arsimin në të gjitha fushat. Në arsim kemi edhe shumë punë për të realizuar. Duke u nisur që nga stadi parashkollor e deri tek universitetet, na duhet arsim më cilësor, pasi konkurrenca është e lartë dhe ne jemi pretendentë për në Evropë. Nuk mund të jesh pjesë e Evropës me arsim të panivelizuar, me vendet ku ne synojmë dhe që së shpejti do të kemi vend të merituar. Kombi ynë ka nevojë për ju, të bëheni misionarë e të vazhdoni misionin kombëtar”, u shpreh lideri i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, Ali Ahmeti.

Shefi i Shtabit Qendror, Bekim Neziri para rinisë së Çairit u zotua se do t’i besojë postet e larta udhëheqëse rinisë, ashtu siç është bërë deri më tani.

“Tani është koha juaj, gjeneratë që tregon fuqinë e Çairit, gjeneratë e cila pret të përballet me sfidat pas datës 11 dhjetor. Unë pa dyshim besojë se Çairi ka forcë dhe potencial intelektual për të gjitha sfidat që na presin. Përcjellni këtë mesazh gjithandej, të rrethohet numri 3, që është i vetmi mision që garanton një ardhmëri të sigurtë për të rinjt, por edhe për të gjithë shqiptarët në vendin tonë”, deklaroi Shefi i Shtabit Qendror, Bekim Neziri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat