Veterani i UÇK-së: Kunata e Grubit merr 2.000 euro rrogë në drejtorinë e VMRO-së, unë refugjat në Austri

Maqedonia

Veterani i UÇK-së: Kunata e Grubit merr 2.000 euro rrogë në drejtorinë e VMRO-së, unë refugjat në Austri

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 00:54
Artan Grubi

Një ish ushtar i UÇK-së nga rajoni i Likovës, ka reaguar ndaj “keqpërdorimit të emrit të UÇK-së”, nga ana e kandidatit të BDI-së, Artan Grubi. “Nuk kam dashur të reagoj dhe të involvohem në këtë fushatë, sepse respektoj familjen e gjithkujt. Mirëpo, si mundet Artan Grubi të keqperdor shkronjat e arta të UÇK-së për fushatë zgjedhore, kur kunata e tij u punësua para dy-tre muajve në Drejtorinë për fluturime, ku edhe drejtori edhe zëvendësdrejtori janë të VMRO-së. Kunata e Artan Grubit, merr 2.000 euro rrogë, kurse unë kam ikur refugjat për shkak të skamjes. Plus po shitet patriot Artan Grubi në tubime. A për këtë patriotizëm e shpërbleu VMRO-ja, duke ia punësuar gjithë anëtarët e familjes nëpër vende atraktive pune”, thotë ky ish ushtar i UÇK-së, në letrën dërguar mediave në formë elektronike, transmeton gazeta “Lajm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat