Ajri i ndotur i mbushi me pacientë klinikat e fëmijëve nëpër Maqedoni

Maqedonia

Ajri i ndotur i mbushi me pacientë klinikat e fëmijëve nëpër Maqedoni

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 11:40
Ilustrim

Ajri i ndotur mbush përplot spitalet dhe shkakton probleme respiratore tek qytetarët. Më të rrezikuar janë fëmijët për shkak të imunitetit më të dobët, shpjegojnë pulmologët nga klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

“Është periudhë e gripit dhe ftohjeve me viruse tek fëmijët pasi ndotësit i rrezikojnë më tepër fëmijët. Në ambulancën tonë urgjente në orët e pasdites dhe të mbrëmjes vijnë prej 100 deri në 150 fëmijë me simptoma të infektimit të organeve respiratore të poshtme dhe të epërme”, ka deklaruar mjekja pulmologe Valentina Cvejovska – Çolakovska.

Qytetarët më të moshuar shprehin indinjatë ndaj shtetit. Ata thonë se institucionet nuk ndërmarrin masa të mjaftueshme për uljen e ndotjes.

“Katastrofë, ja unë zbrita nga pulmologjia, nuk mund të marr frymë, nëse dal afër benzinës këtu në rrugë, nuk mund të marr frymë. Katastrofë, qyteti nuk është vetëm i ndotur, por është tepër i ndotur”, është shprehur një banor.

“Fare nuk jam e kënaqur, turp, prena çdo gjë që gjetën, llomin e Evropës e sollën këtu, nuk mundet kështu. Ankohen nga Jugokromi, ndërsa për prerjen e pyjeve dhe ndërtimin e ndërtesave njëra afër tjetër nuk tregojnë”, ka shtuar një tjetër.

Heshtje në Qytetin e Shkupit dhe Qeveri lidhur me masat që do ti ndërmarrin për uljen e ndotjes së ajrit që po zgjatë me ditë të tëra. Sa për krahasim, autoritetet në Paris dje në përpjekjen për uljen e ndotjes ndaluan të qarkullojnë makina me numra tek të targave dhe lejuan vozitje falas në transportin publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat