Bilall Kasami: Ja se prej nga financohet Lëvizja Besa

Maqedonia

Bilall Kasami: Ja se prej nga financohet Lëvizja Besa

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:42
Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se pushteti po bën forma të ndryshme të trysnisë ndaj punonjësve të administratës dhe sipërmarrësve për të marrë votat në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.

Kasami flet për zhvillimet aktuale, ndërsa përgjigjet edhe për çështjet mjaft të debatueshme për orientimin dhe fondet e partisë së re të cilën e drejton.

Në pyetjen rreth "vërejtjeve dhe vlerësimeve të konkurrentëve politikë që thonë se Lëvizja Besa ka qëndrime ose orientime islamike dhe se ka mbështeje financiare nga faktorë politikë të Turqisë", Kasami përgjigjest:

"Është anakronike që dikush me bindje marksiste-leniniste dhe që vazhdimisht nëpër tubime ka mbajtur ligjerata fetare, njerëz që thonë se kush duhet të shkojë në xhenet apo xhenem, me terminologjinë islame, apo ferr dhe parajsë… njerëz të cilët nëpër tubimet e tyre kanë bërtitur me një fjalor ekstrem islamik… vërtetë kur këta njerëz akuzojnë një parti, lëvizje politike me orientim kombëtar që vetëm për se e kemi theksuar në platformë se besojmë në Zot dhe mbështetemi në parimin e besimit tek Zoti dhe në vlerat kombëtare shqiptare – është e padrejtë dhe e pamoralshme! Sepse besimi në Zot nuk është besim ekskluzivisht i myslimanëve, por është një vlerë që e përkrahin edhe evropianët e amerikanët dhe bota e civilizuar.

Sa i përket financimit, koalicioni “Rilindja me Besë” këto ditë dorëzoi raportin financiar para institucioneve gjegjëse këtu në Maqedoni dhe deri tash nuk kemi pasur ndonjë vërejtje të ketë pasur ndonjë shkelje. Jemi subjekti më i pastër sa i përket financimit. Lëvzjen Besa e financojnë ata faktorë të cilët financuan aktivitetet e para pluraliste të subjekteve politike të shqiptarëve të Maqedonisë në vitet ’90;

Janë po ata financues të cilët ndihmuan luftën e 2001-s dhe po të njejtit që kanë financuar çdo projekt kombëtar këtu në Maqedoni".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat