Osmani: 5 zotimet e BDI-së pa të cilat nuk mund të ketë as qeveri

Maqedonia

Osmani: 5 zotimet e BDI-së pa të cilat nuk mund të ketë as qeveri

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:52
Bujar Osmani

Jemi në përfundimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, ndërsa këtë fushatë e ka karakterizuar retorika nacionaliste nëpër tubimet e mbajtura me qytetarët nga partitë politike. Kjo retorikë veçohet sidomos nga ish kryeministri Nikolla Gruevski ku vazhdimisht ka kërkuar nga qytetarët maqedonas që ta mbështesin VMRO-DPMNE-në me 63 deputet në përbërjen e ardhëshme të Parlamentit të Maqedonisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani për “Zhurnal” ka theksuar se partia e tij në këto zgjedhje ka dalur me 5 zotime që ai i konsideron si kushte pa të cilët nuk mund të formohet as qeveria. Ai ka qenë kategorik ku thotë koalicion do të bëjnë me atë parti maqedonase e cila do t’i pranojë 5 pikat kryesore të plaftormës së BDI-së, gjegjësisht 5 zotimet primare që për qëllim final kanë barazinë e plotë të shqiptarëve në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat