Konfiskohet marihuanë në Maqedoni, duhej të arrinte në Turqi

Maqedonia

Konfiskohet marihuanë në Maqedoni, duhej të arrinte në Turqi

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 11:23
Konfiskohet automjeti me 4 kilograme droge narkotike

Në kalimin kufitar Deve Bair inspektorët doganorë nga Departamenti për punë operative thonë se ka pasur përpjekje për tregti të katër kilogram marihuane.

Mbrëmë rreth orës 20, në dalje të Maqedonisë në kalimin kufitar Deve Bair ka kaluar automobili me targa regjistrimi të Bullgarisë i drejtuar nga 53 vjeçari Z.J., shtetas i Kosovës.

Pas kontrollit, në pjesën e poshtme të rezervuarit, inspektorët kanë vërejtur se diçka nuk është në rregull. Pas një kontrolli në brendësinë e rezervuarit, janë gjetur 20 qese të mbështjellura e të mbushura me 4 kilogramë drogë narkotike ‘marihuanë’.

Automjeti me targa regjistrimi të Bullgarisë që ka udhëtuar nga Bullgaria përmes Kosovës drejt Shqipërisë ka qenë i ngarkuar me drogë, me qëllimin për ta transferuar në Stamboll të Turqisë.

Për vozitësin është ngritur padi penale ‘prodhim ilegal dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope deri te kompetentët e Prokurorisë Publike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat