Kasami: Më 11 dhjetor votohet për krenarinë

Maqedonia

Kasami: Më 11 dhjetor votohet për krenarinë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 20:03
Bilall Kasami

Koalicioni Rilindje me Besë sot ka përmbyllur fushatën me një tubim qendrorë në Tetovë ku kanë prezentuar programin dhe kandidatët për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Të pranishmëve ju drejtuan kandidatët e këtij koalicioni: Skender Rexhepi, Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi, Arben Labëbishti, Fadil Zendeli dhe kandidatë tjerë të këtij koalicioni.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami foli para të pranishmëve duke thënë: “E kërkuam sheshin e Tetovës, nuk na dhanë. Jemi këtu që të përcjellim mesazhin të Rilindjes me Besë. Kjo do të jetë fitore e shqiptarëve të Maqedonisë kundër BDI-së. Ata e zvogëluan flamurin kombëtar ndërsa luanin bullgar deshën ta bëjnë stemë tonë. Për BDI-në nuk vlejnë ofertat politike dhe përdorin muskujt. Ata tentuan që ta shantazhojnë popullin shqiptar. Nga ky shesh ju themi se koha e tyre ka mbaruar dhe se nuk ka forcë politike që e ndal fitoren e Rilindjes me Besë. Ne jemi duke u përballur me ata që e kanë mtrashur zullumin. Ne sonte ju themi se ishin të kota përpjekjet dashakeqe. I dimë të gjithë rreziqet por nuk duan ti lëmë shqiptarët në duart e bandave partiake. Një popull si ky nuk i meriton ata. Sonte ju japim besën se sa të jemi gjallë nuk mund të shkelet mbi dinjitetin tonë”, tha Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat