Përgjimet: Janë punësuar në Prilep njerëz të paaftë për qëllime politike

Maqedonia

Përgjimet: Janë punësuar në Prilep njerëz të paaftë për qëllime politike

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 21:35
Ilustrim

Një audioinçizim që thuhet se është nga drejtori i spitalit të përgjithshëm të Prilepit është publikuar nga Publikum, që kompromenton drejtorin e spitalit.

Ky drejtor është edhe bashkërendues i komitetit komunal të OBRM-PDUKM-së, ndërkaq në inçizim dëgjohet se si ky drejtor u thotë të punësuarve se anë të paaftë, prandaj edhe kanë kërkuar punë nga partia.

Ai thotë se po të ishin të aftë do të punësoheshin në punë në shëndetësi private, por kështu duhet ta respektojnë partinë e cila i ka punësuar dhe se nuk duhet që ”të bëjnë probleme” në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat