Sela: Më 11 dhjetor, t’ia kthejmë shpinën të keqes dhe ta sjellim ndryshimin më 12 dhjetor

Maqedonia

Sela: Më 11 dhjetor, t’ia kthejmë shpinën të keqes dhe ta sjellim ndryshimin më 12 dhjetor

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 23:05
Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët e ka mbajtur në Gostivar një takim falënderues, siç thonë, pa angazhim, por një takim me aktivistët dhe qytetarët.

Përmes rrjetit social Facebook, Ziadin Sela deklaroi se ”i falënderoj qytetarët për angazhimin dhe nivnelin e lartë demokratik të treguar në fushatë. U premtoj zyrtarizim të gjuhës shqipe në tërë territorin e shtetit, ndërprerjen e eksploatimit të shqiptarëve, ndarjen e buxhetit në nivel lokal, menaxhim të burimeve natyrore nga pushteti lokal, ndarje të rre territoriale, zhvillim ekonomik lokal dhe shumë çështje tjera që i kemi paraparë si Aleancë për Shqiptarët.

Aleanca është për ju dhe aspak nuk e vë në dyshim që ju do të na përkahni ditën e dielë. Aleanca kërkon legjitimitet, qoftë e shprehur në mënyrë simbolime me nji votë më tepër se çdo subjekt tjetër politik.

Ne do t’ia dalim që ta sjellim buzëqeshjen, t’i ndalim proceset e montuara, të ndalim migrimin e rinisë shqiptare, ta ndalim këtë spastrim etnik të shqiptarëve, të ndalim boshatisjen e shtëpive shqiptare.

Më 11 dhjetor, t’ia kthejmë shpinën të keqes dhe ta sjellim ndryshimin më 12 dhjetor”, tha mes tjerash, Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat